Nga Shqipëria / E Enjte 13 Qershor 2019, 23:11

Nis festa e ditëlindjes së Ledionit, Lori Hoxha ndez atmosferën

Moderatori shumë i dashur për publikun e që po i mungon ekranit prej kohësh, Ledion Liço feston sot ditëlindjen. Me këtë rast, Ledionit i kanë organizuar një festë e cila ka filluar sot në mbrëmje. 

Ka qenë Sara ajo që ka zbuluar disa pamje nga atmosfera e ditëlindjes, në videot e të cilës shihet Lori duke kërcyer.

Detajet e festës janë shumë interesante. Të ftuarve i janë shpëndarë shkopa me pikturën e Ledionit ndërsa menuja përmban koktejle me emrat e spektakleve dhe emisioneve që ka prezantuar Ledioni.