Nga Shqipëria / E Enjte 13 Qershor 2019, 22:10

Loredana surprizon Getinjon për ditëlindje, reperi i bën dedikimin e ndjerë

Loredana dhe Getinjo janë jo vetëm kunetër, por kanë treguar se janë edhe miq shumë të mirë. Kjo u vërtetua ditët kur skandali i Loredanës ishte kryefjala e mediave. Getinjo i doli në mbrojtje kunatës duke bërë shpesh postime ku tregonte se ajo është e pafajshme.

Reperi sot feston ditëlindjen dhe Loredana e ka surprizuar me një tortë me luleshtrydhe për t'ja ëmbëlsuar ditën. Me këtë rast Getinjo i ka bërë Loredanës një dedikim të ndjerë.

"Faleminderit shumë kunatë. Zoti të rujt ty dhe familjen gjithmonë", shkruan Getinjo.