Nga Shqipëria / E Enjte 13 Qershor 2019, 19:07

Armela e Big Brother bëhet këngëtare, publikon këngën e saj të parë

Edhe pse ka kaluar kohë që nga mbarimi i "Big Brother", Armela ka mbetur një nga ish-banoret më të komentuara në media e sidomos për jetën e saj private. Armela së fundmi i ka hyrë muzikës dhe ka realizuar këngën e saj të parë.

Bukuroshja ka publikuar sot këngën "Thirrëm" me një videoklip që ka tërhequr vëmendjen.

Kënga është punuar nga Diez Music, label pjesë e të cilit është Armela.

Në videoklip Armela shfaqet si gjithnjë shumë bukuroshe teksa skenat janë xhiruar në shtrat dhe në një makinë.