Nga Shqipëria / E Enjte 13 Qershor 2019, 17:05

Super ritmike dhe e veçantë: Xhensila Myrtezaj sjell këngën e re

Pas këngës "Sekreti im", në bashkëpunim me Pirro Çakon, Xhensila Myrtezaj ka gati projektin e ri muzikor me ritme verore. Këtë e ka konfirmuar edhe Xhensila sot duke zbuluar titullin e këngës.

"Pesë minuta për veti, po vjen së shpejti", shkruan Xhensila në foton e re ku shfaqet gjatë xhirimeve.

Thuhet se videoklipi është xhiruar jashtë Shqipërisë ndërsa fotot që ka publikuar së fundmi janë shkëputur nga ky videoklip.

Gjithçka është gati, pritet vetëm që Xhensila ta publikojë këngën e cila me siguri do ketë shumë sukses.