Ledion Liço është ndër të paktët VIP-a që nuk ka Instagram, më saktë nuk kishte. Kunata e tij, Lori Hoxha, donte s'donte Ledioni, ia hapi një Instagram ditën e sotme meqë ai feston ditëlindjen.

"Ok i hapa Ledionit Instagram se bën kot i kontrovers pa media sociale. Ndiqeni që ta ndjejë si detyrim të fillojë të postojë prapë filmat e tij të preferuar për ata 6 vetë që e kuptojnë", shkruante Lori.

Fashion blogerja postoi në Instagramin e ri të Ledionit foto të saj dhe në një video deklaroi se nëse bëhen 2 mijë ndjekës Ledioni do rikthehet.

Brenda dy orëve Ledioni arriti të bëjë 2 mijë ndjekës, mes tyre edhe personazhe të njohur të ekranit.

Ndërsa bashkëshortja e tij Sara postoi një foto nga dasma dhe zbuloi se çifti së shpejti do bëhen me një tjetër djalë.






