Nga Shqipëria / E Enjte 13 Qershor 2019, 14:02

I dolën foto në krahët e aktorit 68-vjeçar, Selena reagon për herë të parë

Prej kohësh në media është aluduar për një lidhje mes akrolit të njohur 68-vjeçar, Bill Murray, dhe këngëtares Selena Gomez. Dyshja u pa shumë afër njëri-tjetrit në tapetin e kuq të Kanës dhe deklaratat e tyre kanë ngjallur dyshime.

Selena tha se do të martohej me Murrayn, ndërsa 68-vjeçari u mahnit nga aktorja dhe tha se nëse do kishte mundësi do e çonte tek e ëma që t'ja prezantonte. Mirëpo, e ftuar së fundmi në “Tonight Show”, Selena ka zbuluar për herë të parë se çfarë i tha 68-vjeçari në vesh në momentin që u bënë fotot e famshme.

“Së pari, kjo pamje duket e çuditshme. Ai thjesht po thoshte gjëra të kota. Ai u përkul dhe tha: “Dukesh e mrekullueshme sonte. Dhe pastaj më pa përsëri dhe tha: “Nga jeni? Dhe unë vetëm qëndroja atje. Gjithçka ishte në rregull. Ai kaq tha dhe më pas në konferencat për shtyp më ngacmonte. Murrayn është thjesht një shakaxhi dhe sillet si fëmijë. tha ajo.