Pak ditë më parë, reperja e njohur shqiptare Loredana publikoi klipin e këngës "Labyrinth" Pavarësisht humbjes ajo vazhdoi më e fortë se kurrë punën e saj dhe këngA u prit mirë nga fansat.

Mirëpo, ajo nuk harron që ta rikujtojë vazhdimisht të atin. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto ku shihet në një moshë shumë të vogël së bashku me babain. Loredana shfaqet shumë më ndryshe se tani, me flokë të zeza dhe e veshur për një ceremoni fetare.

Reperja ka vendosur thjesht një zemër pranë fotos duke treguar kështu mungesën e madhe që ndjenë për të.






