Nga Shqipëria / E Enjte 13 Qershor 2019, 10:10

Në përvjetorin e parë të martesës, Sara Hoxha zbulon gjininë e fëmijës

Një vit më parë, çifti i njohur i showbizit  Sara Hoxha dhe Ledion Liço i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore në Itali. Dasma e tyre mori vëmendjen e të gjitha mediave dhe u komentua gjatë.

Siç dihet pak kohë më parë Sara dha lajmin e  ëmbël se është në pritje të fëmijës së dytë dhe ditën e sotme nëpërmjet një urimi për 1 vjetorin e martesës ajo ka zbuluar publikisht edhe gjininë e bebit.

Sara ka publikuar dy foto të shkëputura nga dasma dhe pranë tyre ka shkruar: “Vite më parë për ditëlindjen e tij u njoha me shpirtin tim binjak. Nuk ka bashkëshort dhe baba më të mirë që mund të doja për dy djemtë tanë! Të dua! P.S. Edhe pse nuk je në mediat sociale, e di që kontrollon postimet për mua në 24 orët e fundit çdo ditë!”