Bashkëshortja e Stresit, Kejsi ka lënë Kanadanë ku jetonte prej disa vitesh dhe është rikthyer në Shqipëri për reperin i cili prej disa muajsh është brenda në qeli.

Kejsi mezi i pret të hënat pasi vetëm në këtë ditë e ka të lejuar ta takojë bashkëshortin.

Gjatë kësaj kohe nuk mungojnë dedikimet për Stresin dhe i fundit do t'ju prekë.

"Kur them se të dua më shumë, nuk dua të them se të dua më shumë sesa më do ti. Dua të them që të dua më shumë se ditët e këqija që kemi përpara. Të dua më shumë se çdo sherr që do kemi. Të dua më shumë se distanca mes nesh. Të dua më shumë se çdo pengesë që mund të ekzistojë mes nesh. Të dua më shumë", shkruan Kejsi.







