Melinda Ademi ka publikuar sot videoklipin e saj më të ri të cilin e kishte njoftuar së fundmi e fansat ishin në pritje. Reperja e cila dikur jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë një këngë që pritet të kthehet në hit.

Kënga mban titullin "Pika pika" dhe prezent në videoklip është Teta Gjyli, një ndër personazhet më të njohur për kosovarët nga grupi Stupcat.

Kënga është ritmike dhe është pëlqyer shumë, po ashtu edhe look-u i Melindës e cila shfaqet gjithnjë me shumë stil.

"Muzikën e kam temen, portalet po përmenin. Melinda është lajm, e kam bo vet emrin", thotë reperja në këngën e re të cilën mund ta dëgjoni më poshtë.















