Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Qershor 2019, 22:10

E mohoi lidhjen, dalin mesazhet e Nevina Shtyllës me futbollistin shqiptar

Pak kohë më parë u përfol se moderatorja Nevina Shtylla është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda pasi dyshja u pa bashkë gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Nevina e mohoi lidhjen duke u shprehur se me futbollistin ishte takuar rastësisht. 

Mirëpo thashethemet kanë nisur sërish pas veprimit të fundit të Grezdës.

Nevina ka postuar sot një foto ndërsa Grezda e ka komplimentuar duke e cilësuar sirenë deti me emoji.

Nuk ka munguar një përgjigje nga Nevina e cila i ka dërguar dy emoji të lezetshme.