Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Qershor 2019, 18:06

'Ankth dhe panik', Lori Hoxha flet për periudhën e vështirë që ka kaluar

I shihni të bëjnë jetë luksoze e udhëtime të shumta, por as jeta e VIP-ave nuk është perfekte. Fashion blogerja Lori Hoxha ka folur sot hapur për problemet që ka kaluar me ankthin dhe panikun.

Lori ka postuar një foto në përshkrim të së cilës i ka treguar fansave periudhën e vështirë që ka kaluar.

"Si sot një vit më parë mezi postoja sepse po kaloja periudhën më të vështirë me ankthin dhe panikun. Falenderoj Zotin për ndryshimin dhe rritjen", shkruan Lori.