Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Qershor 2019, 17:05

Thonë se bën jetë luksoze, Shyhrete Behluli zbulon sa fiton nga muzika

Shyhrete Behluli mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe që me këngët e saj ka qenë prezente në shumë evente, dasma e ditëlindje. 

E ftuar sot në "Ftesë në 5", Shyhrete ka treguar se ka të ardhura të mira nga ky profesion, por jo aq sa mendojnë të tjerët.

"Falë Zotit kemi edhe të ardhura të mira prej këngës, jo aq sa mendojnë njerëzit, por për një jetë mesatare normale. Nuk mendoj asnjëherë për pasuri se kam dëshirë që së pari të kem një familje të shëndoshë e të jemi mirë me shëndetin, se pasuria nuk ka skaj. Nuk kërkoj të kem shumë, kërkoj të kem harmoni në familje e kjo është në rend të parë. Për të tjerat, çfarë të sjellë Zoti, janë të mirëseardhura", është shprehur Shyhretja.