Një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media, Fiori Dardha ka postuar së fundmi një foto shumë të bukur me bashkëshortin e saj Donardin dhe djalin e tyre, Abelin teksa shfaqen duke drekuar, por ajo që ka tërhequr shumë vëmendjen është rrëfimi i saj.

Fiori shkruan se sa herë që sheh këtë pamje, i harron grindjet me bashkëshortin të cilin me humor e thërret "bashkësherr" dhe harron prapësirat e Abelit sepse për të familja është gjëja më e shtrenjtë.

"Shoh këtë pamje dhe harroj të gjitha herët kur (edhe qëllon) të grindem me "bashkësherrin", të gjitha herët që ma sjell shpirtin në majë të hundës, të gjitha herët kur bën ndonjë veprim që mua s'më pëlqen... Shoh këtë pamje dhe harroj të gjitha herët kur Abeli bën prapësira, të gjitha herët kur përpiqem ta ushqej (Abelin) dhe ai s'e hap gojën, të gjitha herët kur nuk më bindet... etj, etj! Është familja! Më e shtrenjta në botë! Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e kupton rëndësinë e familjes!", shkruan Fiori.










