Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Qershor 2019, 15:03

I mbani mend? Ja çfarë ka ndodhur sot me 7 reperët më të famshëm shqiptarë

Me siguri ju ka ndodhur t’ju vijë ndonjëherë në kujtesë një këngë e vjetër, të cilën dikur e keni dëgjuar shumë dhe me nostalgji kujtoni kohën e shkuar, tekstet e vjetra dhe artistët që dikur ishin më të famshmit e momentit. “Xing.al” ka mbledhur sot për ju reperët më të njohur shqiptarë, të cilët janë harruar me kohën, por hitet e tyre me siguri kanë mbetur në memorien tuaj.

Mr Elvis - Djali nga Tirana i njohur si Mr Elvis, emri i të cilit është Elvis Bushi, u bë shumë i njohur për shqiptarët me pjesëmarrjen në edicionin e parë të “Top Fest” në vitin 2004, me këngën “Femrat shqiptare”, shkruan Xing.al. Këngët e tij bënë për vete publikun duke e kthyer në një ndër artistët më të dëgjuar të kohës dhe ndër hitet e tij më të famshme mund të përmendim “Ky jam unë”, “Femrat shqiptare”, “Freedom”, “Kur ke dhe kur s’ke pare”, “Good morning Albania” etj bën të ditur Xing.al.

Prej kohësh Mr. Elvis i ka munguar publikut me projekte të reja muzikore dhe të rralla janë daljet e tij në skenë. Ai vazhdon të jetojë në Tiranë dhe është bërë baba i një vajze të quajtur Aroma, me të cilën publikon here pas here foto., shkruan Xing.al. Mr. Elvis vazhdon të jetë në kontakt me ndjekësit në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, ku jo vetëm ndan momente të përditshmërisë së tij, por mbështet edhe kolegët në muzikë duke promovuar shpesh këngët e tyre bën të ditur Xing.al.

Rudi - Rudens Gega, i njohur nga të gjithë me emrin Rudi ishte një ndër këngëtarët më të njohur dikur. Ai u prezantua për herë të parë me publikun në rang kombëtar në festivalin “Këngët e stinës”, me këngën “S’ke pse mendohesh”. Në gusht të vitit 2003, Rudi solli hitin “100% shqiptar”, me të cilin fitoi zemrat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke u kthyer në një ndër reperët më të njohur në Shqipëri bën të ditur Xing.al.

Prej vitesh ai është larguar nga skena shqiptare dhe nuk ka sjellë më projekte të reja në muzikë. Tashmë Rudi jeton në Michigan të Shteteve të Bashkuara, ku ka studiuar për Shkenca Politike e Sociale në Fakultetin e “Neë Hampshire” në Manchester, shkruan Xing.al. Reperi vazhdon të jetë aktiv në rrjetin social Facebook, ku qëndron në kontakt me fansat e tij dhe ndan vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria bën të ditur Xing.al.

Ai gjithashtu komenton here pas here zhvillimet e fundit në Shqipëri, për të cilat mesa duket është një ndjekës i rregullt. Ndër këngët e tij më të njohura të cilat fituan zemrat e publikut shqiptar, përmendim “Mendoja se”, “Për një vajzë që di të dojë”, “Tipa si puna jote”, “Ça ban Rudi”, “Mos u llastoni”, “Love Story” bën të ditur Xing.al.

Akrepi - Të gjithëve na kujtohet reperi shqiptar Evis Nako, i njohur si “Akrepi”. Ai është një ndër artistët e parë të rrymës Hip Hop dhe Rap në Shqipëri. Akrepi bëri për vete publikun me tekstet e tij të cilat përfshinin histori reale dhe tema sociale,shkuan Xing.al. Disa prej këngëve të tij më të njohura, të cilat u kthyen në hitet e kohës janë “Xhoana”, “Milimetri i fundit”, “E di ça do ti” etj.

Mirëpo, prej vitesh tashmë Akrepi është larguar nga muzika dhe nuk ka sjell asnjë këngë të re. Reperi tashmë jeton në Itali dhe në vitin 2016 ai realizoi filmin e tij të parë të titulluar “Il Vizio” ku ishte vet regjisor, skenarist dhe aktor protagonist, ndërsa në 2017 reperi shqiptar mori pjesë si aktor në filmin “Floorless” të Jetmir Pjetërnikaj. bën të ditur Xing.al.

Reperi është shumë aktiv në Instagram ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria e tij. Nga fotot shihet se Akrepi tashmë është martuar dhe është baba i një vajze, shkruan Xing.al. Ai nëpërmjet postimeve të ndryshme ka lajmëruar se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës dhe do të sjell projektin e tij të ri që titullohet ‘Manicomio’ bën të ditur Xing.al.

G Bani - Alban Përlala, i njohur me pseudonimin 'G-Bani', u bë i famshëm për publikun shqiptar në vitin 2004 në edicionin e parë të 'Top Fest' me këngën “Ky është stili im”, shkruan Xing.al. Vite më parë GBani solli albumin e tij të parë të titulluar “Midis meje dhe vetvetes”, këngët më të spikatura të të cilit ishin “Ky është stili im”, “Gol”, “Tani është vonë”, “Para se të futem”, “Vajzat” bën të ditur Xing.al.

Ai gjithashtu u ngulit në memorien e publikut me këngën shumë të famshme ‘Të dua’ që këndoi së bashku me Crazy Girl dhe këngën ‘355’ që u kthyen në super hite dhe dëgjohen dhe sot, shkruan Xing.al. Megjithatë, ndonëse u bë shumë i famshëm ai u largua nga tregu muzikor shqiptar. Reperi braktisi Shqipërinë dhe emigroi për në Greqi ku dhe mori pjesë në serialin e njohur “Dheka lepta kirigma”.Pas Greqisë u mësua se Albani u largua në Suedi dhe në një intervistë të dhënë vite më parë tha se drejtonte një firmë të vogël me elektroshtëpiake bën të ditur Xing.al.

Ndërsa prej disa kohësh ai jeton në Londër. G-Bani pak muaj më parë u rikthye në Shqipëri dhe mori pjesë në një koncert në Sheshin Nënë Tereza për Ditën e Verës. Reperi dha shumë intervista ku zbuloi shumë për jetën e tij dhe tregoi për rikthimin e tij në muzikë. Në muajin mars ai publikoi dhe këngën e re “Mjet anglez” që e riktheu fuqishëm në tregun muzikor shqiptar bën të ditur Xing.al.

Grupi LRC - Grupi i djemve lezhianë, LRC (Lezha Rappers Clan) u formua në vitin 2003 nga Florjan Isufi dhe Keler Sufja. Debutimi i parë i djemve ishte në skenën e 'Top Fest 1' me këngën 'Shake dat thing', ndërsa kënga e tyre më e bujshme ishte në vitin 2006, gjatë pjesëmarrjes në 'Top Fest 3', shkruan Xing.al. Ndër këngët më të njohura të djemve përmendim 'Unë të knaq', 'Fjalët e fundit', 'Revolucion' etj.

Por pavarësisht suksesit të këngëve dy djemtë vendosën që të ndaheshin dhe secili vazhdoi në një drejtim tjetër., shkruan Xing.al. Florjan Isufi hoqi dorë përfundimisht nga muzika dhe nuk nxori më asnjë këngë solo. Këngëtari u largua nga Shqipëria dhe aktualisht jeton në Gjermani, ndërkohë që është martuar me partneren e tij bën të ditur Xing.al.

Florjani është mjaft aktiv në Facebook ku herë pas here publikon foto nga udhëtimet e ndryshme. Por ndryshe nga kolegu i tij, Keleri vazhdoi karrierën muzikore dhe ka publikuar disa këngë solo, ai madje në vitin 2012 mori pjesë dhe në spektaklin ‘The Voice of Albania’, shkruan Xing.al. Keleri jeton ende në Tiranë, ai mbaroi studimet për drejtësi dhe është martuar dhe baba i një djali me të cilin publikon vazhdimisht foto bën të ditur Xing.al.

V.ia.g.ra - Të gjithë e mbajnë mend reperin, Orik Drançolli, i cili për të gjithë njihej me pseudonimin V,ia.g.ra. Ai ka qenë dikur një ndër emrat më të njohur të muzikës rep, i cili fitoi zemrat e publikut me bashkëpunimin me Mc Mimon në “Top Fest 2” me këngën “Na jem”. Të tjera këngë të njohura të Viagrës janë “Deshu”, “Hap pas hapi” bën të ditur Xing.al.

V.ia.g.r.a asaj kohe ka qenë pjesë e ‘Babastars’ dhe bashkëpunoi në një sërë këngësh me grupin ‘Tingulli 3nt’ me Getoar Selimin dhe Agon Amigën. Megjithatë, që prej vitit 2010 kur publikoi albumin e fundit, V.ia.g.r.a nuk u duk më në media dhe nuk publikoi asnjë këngë të re. Reperi prej vitesh është larguar nga muzika, shkruan Xing.al. Oriku jeton në Prishtinë nga ku dhe publikon shpesh foto në rrjetet sociale bën të ditur Xing.al.

Daljen e tij të fundit publike në media, Oriku e ka pasur në dasmën e Getoarit dhe Marinës ku dhe ishte një nga dëshmitarët e dasmës. Për të gjithë ata që se dinë, Getoari e ka Orikun djalë teze dhe shpesh herë ka publikuar foto me të, shkruan Xing.al. Ndërsa për sa i përket jetës private, reperi është treguar shumë diskret dhe e ka mbajtur larg syrit të ndjekësve bën të ditur Xing.al.