Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Qershor 2019, 14:02

‘Sa shumë e ke holluar belin moj’, Lori Hoxha i kthen përgjigjen epike

Lori Hoxha është padyshim nj ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale. Blogerja dhe trashëgimtarja e njohur e Top Medias vazhdimisht publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe shpesh herë përballet dhe me kritikat e fansave.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto dhe ndjekësit e blogeres janë kapur  me beline hollë të Lorit dhe e kanë akuzuar atë se ka përdorur photoshop.

“Zot na ruajt mendt e kokës! Janë bo robt si kukulla plastike!”, i shkruan një ndjekës, ndërkohë që një tjetër i thotë: “Qyqaa ku e ke belin moj çupë?? Mos e hollo kaq shumë kur rregullon fotot.”

"Auuuu sa e shpifur.”, kanë qenë këto disa nga komentet që Lori ka vendosur t’i jap përgjigje nëpërmjet një postimi në Instastory.

Ajo ka publikuar një koment të një fansi që shkruan: “E ka bërë belin e hollë sa buzët e Lori Hoxhës në 2012”, ndërkohë që përmbi të ka shkruar: “Përfundimisht kam ndjekësit më shakator”.