Ditën e djeshme ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbushur 42-vjeç dhe disa nga studentët e saj kanë vendosur që t'i përgatisin një surprizë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se një grup të rinjsh e kanë surprizuar Dumën duke i çuar një tortë me qirinj. Ata i kanë kërkuar që të shpreh një dëshirë dhe ish deputetja është shprehur: “Dëshirë? Dëshirën ta them me zë?”, tha ajo teksa studentët i thanë jo.
Kujtojmë që Grida është një nga personazhet politikë më të përfolur dhe jeta e saj private dhe së fundmi divorci nga bashkëshorti janë komentuar gjatë në mediat rozë.







