Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Qershor 2019, 13:01

Ish e dashura eTristan e quajti ‘dashnore’ të basketbollisti, reagon Khloe K.

Së fundmi në të gjitha mediat botërore u përhap me shpejtësi një deklaratë e ish-partneres së Tristan Thompson e cila e quajti Khloe Kardashian dashnoren e bashketbollistit, pasi ajo u lidh me të në kohën kur ai ishte në një marrëdhënie me 27-vjeçaren, Jordan Craig, me të cilën ka edhe një djalë.

“Marrëdhënia e tyre u bë virale dhe gjithçka mori për keq. Çdo ditë publikoheshin artikuj që më tregonin realitetin fatkeq në të cilin ndodhesha, ndërsa shtatzënia ime u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gruas me të cilën ishte lidhur Tristan.” , tregoi ajo teksa më vonë tha se më pas e la Tristan dhe u largua nga shtëpia.

Sic dihet pak muaj më parë Tristan bëri të njëjtën gjë dhe e tradhëtoi Khloen me Jordyn Woods. Lidhur me këto deklarata të 27-vjeçares, ka reaguar së fundmi edhe vetë Khloe e cila ka thënë se Tristan e bëri të besonte se ishte beqarë në kohën kur dilnin.

“Jam e zhgënjyer që më duhet ta postoj këtë por… Më duhet ta them të vërtetën. Merreni si të doni. E vërteta ime është se: E takova Tristan-in sepse AI VENDOSI të dalë në një takim me mua pa u parë më parë. Një mik i përbashkët na prezantoi. Pas disa takimeve, Tristan më tha se kishte një ish, e cila ishte shtatzënë. Sigurisht, pas kësaj kisha dyshime nëse duhej ta vazhdoja njohjen. Më vuri të flisja me njerëzit e tij më të afërt, më tregoi prova fizike (shkëmbime mes të dyve) dhe më lidhi në telefon me avokatët e tij për të provuar se kishte të drejtë. Miqtë e tij më të ngushtë, partnerët në sipërmarrje dhe madje edhe mamaja e tij më thanë se Tristan dhe ish-i i tij ishin ndarë para se ne të takoheshim. Kjo është e vërteta ime. E vërteta që kam besuar unë. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta faktike, do më vinte tmerrësisht shumë keq nëse Tristan dhe miqtë e tij të afërt do të gënjenin për diçka të tillë.”, ka përfunduar ajo.