Shqipëria ka fituar sot në ndeshjen me Moldavine në stadiumin Elbasan Arena. Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga Ed Reja mposhtënMoldavinë me rezultatin 2-0.

Golat e Cikalleshit dhe Ramadanit i dhuruan fitoren Shqipërisë e cila është rikthyer në garën për të siguruar kualifikimin për në Euro 2020.

Goli për Shqipërinë u realizua në minutën e 66, të pjesës së dytë nga Sokol Cikalleshi. Ylber Ramadani dyfishoi rezultatin në minutën e 93.
Ekipi ynë pozicionohet në vend të katërt me gjashtë pikë, ndërsa në tre vendet e para renditen Franca, Turqia dhe Islanda me nga 9 pikë secila.
Ndeshja e radhës për Kombëtaren do të jetë në muajin shtator kundër Francës.
Burimi: Topchannel




