Nga Shqipëria / E Martë 11 Qershor 2019, 14:02

Pas tradhëtisë së bujshme, Kylie kap bashkë Jordyn dhe Tristian

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods nuk mund ta shmangin njëra-tjetrën për gjithmonë dhe së fundmi janë përballur për herë të parë pas skandalit në një club nate në Los Angeles. Dhe për ta bërë më interesante ngjarjen, në po të njëjtin club është shfaqur edhe Tristian Thompson që u cilësua si ‘molla e sherrit’ mes dy mikeshave.

Dy vajzat ishin të pranishme në të njëjtin vend për të festuar ditëlindjen e mikeshës së përbashkët, Stassie Karanikolaou's, me të cilën Kylie u shoqërua gjatë gjithë mbrëmjes dhe tashmë është mikesha e saj më e mirë. Vajzat ndodheshin në zonën VIP,  por sipas mediave të huaja ato e shmangën njëra- tjetrën në dhe në asnjë moment nuk u panë bashkë.

Ndërkohë në po të njëjtin vend pak minuta më vonë u pa të hynte dhe Tristian i cili nuk dihet nëse është takuar apo jo me ish kunatën e tij. Ndërsa, Jordyn është fotografuar teksa ka dal nga klubi në aspak humor të mirë.