Nga Shqipëria / E Martë 11 Qershor 2019, 11:11

Edon Zhegrova e quajti të ulët, Qeqa i kthehet keq në mes të emisionit

E ftuar pak javë më parë në "Xing me Ermalin", moderatorja e njohur sportive Qëndresa Krelani ka treguar se teksa komentonte një ndeshje ka bërë një gafë të madhe duke lënë padashje mikrofonin ndezur e duke i bërtitur një prej futbollistëve.

“Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çuni. Kishte dy shanse brenda një shansi, ta pasonte ose ta bënte vetë golin. Teksa po komentoja, mendova se e fika mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim", tregoi Qeqa.

Futbollsiti Edon Zhegova ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë të saj në një intervistë për ‘N’drrimi Natës’ ku tha: “Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu”.

Mirëpo, siç duket Qeqës nuk i del e keqja dhe së fundmi i është kthyer sërish futbollistit në emisionin 'Sport Show'.

“Duhet të bërë burrë dhe të jetë para meje, jo të më dërgojë motrën. Tani vetëm Vedat i Stupcave ka ngelur pa më shkruar për të…,”, ka thënë moderatorja.

Burimi:Dosja.al.