Ditën e djeshme moderatroja Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj të rradhës me grupin ‘TNT’. Ajo bëri një ripunim të këngës së njohur shqiptare 'Moj bjondin me sytë e zi'. Kënga u prit mjaft mirë nga të gjithë dhe deri tani ka shumë klikime në Youtube.

Së fundmi, Luana nëpërmjet një postim ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj dhe ka zbuluar dhe kuptimin e veçantë që kjo këngë ka për të, motrat dhe nënën e tyre dhe ka dhënë një super lajm.

“Faleminderit grupit ‘TNT’ për këtë ftesë, të më ofrohet kjo këngë legjendare që gjithë jetën e kam kënduar dhe e kam dashur shumë fort, është nder për mua. PS: Unë, motrat dhe mami ia kemi dedikuar gjithmonë këtë këngën njëra-tjetrës”, ka treguar Luana e cila tërhoqi shumë vëmendjen me pamjen e saj në klip.
View this post on Instagram
Ndërkohë që të gjithë e kanë uruar për bashkëpunimin, Luana ka zbuluar se nuk ka ndërmend të ndalet dhe shumë shpejt do të sjell një tjetër surprizë për të gjithë.

“Kemi hite të tjera për këtë verë??”, e pyeti njëri nga fansat ndërkohë që ajo i ka kthyer përgjigje “Pooo”, duke nënkuptuar se shumë shpejt do të vij me një këngë të re.








