Nga Shqipëria / E Martë 11 Qershor 2019, 09:09

Në përvjetorin e parë të martesës, Jona Spahiu bën urimin e ëmbël për Frenklin

Një vit më parë, moderatorja Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj Frenklin i dhanë fund  beqarisë në një ceremoni që mori vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua gjatë në media. Muaj pas dasmës ata u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Raiden.

Së fundmi, çifti ka festuar përvjetorin e parë të martesës dhe ka qenë Jona ajo që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë një dedikim për bashkëshortin e saj. Jona ka publikuar një video ku shfaqen disa nga momentet e para të lidhjes së tyre dhe në fund një video e djalit Raiden.

“Nga video e parë, në videon e fundit, nuk është shtuar vetëm Raiden por edhe dashuria që kam për ty. Gëzuar përvjetorin, shpirti im binjak!” shkruante moderatorja pranë postimit.