Nga Shqipëria / E Hënë 10 Qershor 2019, 18:06

Rina Balaj bën tatuazh në vendin e dhimbshëm

Reperja e shumë komentuar në media, Rina Balaj prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes me diss-et ndaj repereve të tjera e sherret mes tyre. Duke qenë shumë e ndjekur në rrjete sociale, çdo foto apo video që Rina poston shkakton komente.

Ditën e sotme reperja ka zbuluar se po bën një tatuazh të ri në dorë.

Rina ka zgjedhur të bëjë një flutur dhe proçesin e ka treguar me anë të një postimi në Instastory.

Kujtojmë që reperja së shpejti do të publikojë një këngë në bashkëpunim me Adelina Ismajlin.