Nga Shqipëria / E Hënë 10 Qershor 2019, 12:12

Do e bënit ju? Gjesti i Feros ndaj Arbenitës po i çmend fare fansat

Ditën e djeshme, reperi Fero publikoi këngën e tij më të re, në klipin e së cilës merrte pjesë dhe e dashura e tij Arbenita. Modelja e njohur shkëlqeu me pamjen e saj teksa vëmendje të madhe tërhoqën skenat romantike mes çiftit.

Fero është dashuruar kokë e këmbë me Arbenitën dhe këtë gjë e tregon më së miri veprimi i tij i fundit. Arbenita pak ma parë ka publikuar një video ku shihet Fero poshtë saj teksa po i lidhë këpucët.

"Pasioni jem", ka shkruar Arbenita pranë fotos ku shihet qartë që Fero se ka aspak problem që të bëjë këto gjeste për të dashurën e tij.