Marrëdhënia mes Selena Gomez dhe këngëtarit Justin Bieber ka qenë një ndër më të komentuarat në media prej vitesh. Pas një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh, ish çifti i famshëm mori vendimin që të mos jenë më bashkë.

Justin muaj më parë u martua me partneren Hailey, ndërsa Selena nga ana tjetër i është dedikuar karrierës dhe së shpejti do të publikojë filmin e saj të ri. Megjithatë siç duket, këngëtares së njohur ende ja ndjen për ish partnerin.

Të gjithë fansave së fundmi i ka tërhequr vëmendjen një veprim i Selenës. Këngëtarja ka vendosur që pas shumë kohësh të fshijë nga profili i saj një dedikim që ka publikuar në 2018 për Justin.

“1 mars 1994, dikush që unë njoh, që është super cool erdhi në jetë. Boom”, shkruante ajo në foto duke ju referuar Justin. Por Selena nuk dëshiron më që të ketë asnjë lidhje me këngëtarin dhe siç duket ky postim ja kujtonte shumë.




