Nga Shqipëria / E Hënë 10 Qershor 2019, 09:09

Nuk i rezistoi dot: Shihni ç’bën Gashi kur dëgjon muzikë shqiptare (Video)

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi prej muajsh tashmë po korr një sukses të madh në tregun ndërkombëtar me këngët dhe bashkëpunimet e tij me artistët me famë botërore. Këngët e tij janë kthyer në hite dhe Gashi ka qenë prezent në shumë koncerte të ndryshme në mbarë botën.

Siç dihet që në daljen e tij të parë, Gashi e ka pranuar origjinën e tij shqiptare dhe nuk ngurron aspak që ta tregojë publikisht dashurinë dhe krenarinë që ka për vendlindjen e tij. Së fundmi këngëtari ka qenë në një koncert në Zvicër ku është pritur mjaft ngrohtë nga fansat e tij.

Teksa ka qenë duke performuar një nga këngët e tij, në club është vendosur vallja e Tropojës dhe Gashi nuk ka ngurruar që të kërcejë menjëherë në ritmet e saj. Ai e ka publikuar videon në ‘Instastory’ duke treguar kështu që kurrë si harron rrënjët e tij.