Aktori i njohur i filmit "Avengers", Chris Pratt ka çuditur së fundmi të gjithë fansat pasi është martuar me partneren e tij vetëm pak muaj pasi bënë publike lidhjen. Ai dhe vajza e Arnold Schawarzenegger, Katherine i kanë dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë.

Lajmin e ka dhënë së fundmi ‘People’ që kanë zbuluar se çifti e kurorëzoi dashurinë në Montecito të Kalifornisë në një ceremoni private pa shumë të ftuar.

“Mund të themi se sot është dita më e lumtur për Katherine. Ajo nuk ka ndalur së qeshuri. Dhe Chris duket marramendës dhe i emocionuar. Vendi është i bukur. Shumë lule dhe gjelbërim kudo. Është një mjedis shumë romantik për një martesë”, ka treguar burimi për “People”.

I pranishëm në dasmë ka qenë edhe djali 6-vjeçar i aktorit nga martesa e tij e parë, gjithashtu edhe prindërit e Katherine, Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger të cilët ishin shumë të lumtur për martesën e vajzës.





