Nga Shqipëria / E Hënë 10 Qershor 2019, 09:09

Duke bërë simbolin e shqiponjës, Meta firmos dekretin e anulimit të zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta ka firmosur pak më parë 'live' përpara gjithë mediave dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dy ditë më parë ai shfuqizoi dekretin duke thënë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen.

Kjo deklaratë e tij u hodh poshtë nga kryeministri, Edi Rama, i cili nëpërmjet një statusi tha se zgjedhjet do të mbahen në datën 30. Megjithatë ditën e  sotme, Meta e ka firmosur dekretin dhe ka anuluar zgjedhjet teksa në fund ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Presidenti tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë për të kaluar gërçin politik dhe për t'i shërbyer të ardhmes së Shqipërisë.

“Kjo është mënyra e vetme për kontribuuar për zgjidhjen e krizës ku ndodhet vendit.  Ftoj të gjithë aktorët vendas dhe ato ndërkombëtarë,  për të vendosur dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila i shërben të ardhmes europiane të vendit”, tha kreu i shtetit.

Burimi:Balkanweb.com