Në dhjetor të vitit të kaluar këngëtari shqiptar, Stine, nëpërmjet një postimi në Instagram dha lajmin se ai dhe partnerja e tij Graciela i kishin dhënë fund lidhjes disavjeçare. Ai tregoi se marrëdhënia e tyre kishte marr fund, mirëpo gëzonte shumë respekt për ish-partneren.

Ndarja e tyre është komentuar gjatë këto muaj dhe dyshja nëpërmjet postimeve të ndryshme ka treguar se kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë shpesh herë i bëjnë fansat konfuz me deklaratat e tyre.

Së fundmi, Stine është pyetur nga fansat për statusin e tij aktual: “Je i lidhur apo single?”, e ka pyetur ndjekësi, ndërkohë që këngëtari me përgjigjen e tij ka bërë lëmsh rrjetin: “Në fakt jam një single i lidhur!”, ka përfunduar Stine.







