Stilisti i njohur i VIP-ave shqiptarë, Niko Komani i jep fund beqarisë në fund të këtij viti. Edhe pse deri më tani për jetën e tij private nuk është shkruar kurrë në media, Niko duket se e ka gjetur dashurinë e jetës.

"Jam i dashuruar", u shpreh Niko fillimisht kur gazetari i tha se është dobësuar.

"Kohët e fundit kanë filluar të shtohet shumë numri i divorceve në Shqipëri. Nuk mendon se është më mirë të bashkëjetosh me dikë sesa të martohesh?", e pyeti gazetari Nikon.

"Këto po ia thua një njeriu që mbase në fund të vitit martohet", ia ktheu stilisti duke e lënë gazetarin e habitur. Niko më pas u largua për të mos dhënë më shumë detaje.









