Nga Shqipëria / E Hënë 10 Qershor 2019, 00:12

'Me flokë të shkurtra nuk gjen burrë', qan gjyshja e Kiara Titos (Video)

Së fundmi edhe Kiara Tito iu bashkua trendit të flokëve të shkurtra dhe ky ndryshim i shkonte shumë. Moderatorja e "Doktor Plastik" mori shumë komplimenta, por vetëm gjyshja e saj nuk e pëlqeu këtë pamje.

E ftuar në "Thumb", Kiara tregoi se gjyshja e cila jeton në të njëjtin pallat me të, nuk e ka pëlqyer faktin që ajo i preu flokët sepse mendon që nuk mund të gjejë burrë.

"Gjyshen e kam në kat të parë. Më sheh çdo ditë a më janë rritur flokët apo jo. Ka qarë kur i preva. Qau dhe tha ç’i ke bërë flokëve, nuk do të marri njeri. S’je e bukur fare", tregoi Kiara duke qeshur.