Nga Shqipëria / E Diel 9 Qershor 2019, 21:09

Skandaloze: Aktorja turke fotografohet me të dashurin e martuar

Mediat turke po flasin për një skandal së fundmi që ka të bëjë me ish-modelen dhe aktoren, Tuba Unsal. 37-vjeçarja është fotografuar me të dashurin e saj të ri i cili është i martuar me një tjetër dhe ka fëmijë.

Tuba Unsal dhe Caner Karaloglu janë kapur nga fotografët gjatë pushimeve në plazhin e Çeshmes.

Caner është i martuar me modelen spanjolle Elisabeth Mas dhe kanë një fëmijë. Ndërsa Tuba i dha fund martesës me gazetarin Mirgun Cabas vitin e kaluar. 

Aktorja njihet për rolin e Handan në serialin e transmetuar në Klan Plus "I infiltruari".