Nga Shqipëria / E Diel 9 Qershor 2019, 15:03

Pas 9 vitesh në Shqipëri, Andresa jep lajmin e bukur

Andresa e Telebingos shqiptare është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun me çiltërsinë e saj në komunikim, por edhe me bukurinë e elegancën. Andresa prej 9 vitesh jeton në Shqipëri dhe e shohim çdo të diel në ekran, mirëpo së fundmi nga brazilania kemi një lajm të bukur. 

"Edhe pak kam një surprizë. Në fund të vitit...", tha Andresa në një intervistë për "Thumb" dhe gazetari insistoi të mësonte më shumë.

"Një surprizë për shqiptarët. Në fund të vitit, nëse Zoti do, unë marr nënshtetësinë shqiptare", u shpreh ajo e lumtur.