Nga Shqipëria / E Diel 9 Qershor 2019, 12:12

Burri i saj në kërkim, arabi i pasur i shpreh dashurinë publikisht Angelas

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi i ndarjes së modeles shqiptare Angela Martini nga bashkëshorti. Ata kishin shumë kohë që nuk ishin parë bashkë dhe në media u ngritën aludimet se martesa e tyre kishte marrë fund. Megjithatë shumë shpejt u zbulua se në fakt bashkëshorti rumun i modeles është në kërkim nga p.ol.ic.ia.

Mirëpo, para 3 ditësh Angela ka publikuar një foto të saj në Instagram dhe të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i një djali të quajtur Mohamed, i cili është  një ndër personalitetet e njohur të modës dhe jetës luksoze në Arabi dhe punon për revistën ‘Harper Bazzar ‘atje.

“Të dua” i ka shkruar Mohamed modeles, ndërkohë që i ka vendosur dhe disa emoji me zemra, Nga ana tjetër, Angela thjesht ka reaguar duke e pëlqyer komentin e tij.