Sot këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj feston 25 vjetorin e lindjes. Ajo mbrëmjen e djeshme ka organizuar një super festë dhe ka pritur ditëlindjen së bashku me miqtë dhe familjarët e saj.

Festa madhështore e Beatrixit ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja kishte zgjedhur që tema e festës së saj të ishte ‘Barbie’ dhe i gjithë dekori ka qenë rozë, me tullumbace dhe zbukurime pafund, ndërkohë që edhe të ftuarit janë veshur ashtu.

Beatrixi kishte zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë rozë që e bënte të dukej fiks si një kukull Barbie, ndërkohë që në fund ajo është surprizuar nga i vëllai, Alban, i cili i solli tortën e ditëlindjes. Këngëtarja e prekur dhe e përlotur ka fryrë qirinjtë e tortës, teksa gjithë miqtë e saj dhe e ëma Antigona kanë qenë duke i kënduar këngën e ditëlindjes.









