Nga Shqipëria / E Diel 9 Qershor 2019, 00:12

Edi Rama i prerë: Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor

Presidenti Meta lajmëroi ditën e sotme se ka vendosur të shfuqizojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama është i vendosur për të mos i shtyrë zgjedhjet.

Me anë të një statusi në Facebook Rama është shprehur i prerë se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor! Natën e mirë”, shkruan  kryeministri Rama.