E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Nora foli për herë të parë për sherrin e bujshëm të Tunës dhe Robertit. Këngëtarja u shpreh se ajo me Tunën nuk ka asgjë personale dhe vazhdojnë të flasin me njëra-tjetrën.

Madje Nora tha se e respekton Tunën dhe i ka pëlqyer shumë albumi i ri.

E pyetur nëse është dakort që Roberti flet për Tunën nëpër studio televizive, Nora u përgjigj se nuk është dakort duke i dalë kundër bashkëshortit.

“Jo nuk jam dakort sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakort. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh Nora.







