Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Qershor 2019, 23:11

Sot është këngëtare, por ja për çfarë e ka mbaruar shkollën Nora Istrefi

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është Nora Istrefi, një nga këngëtaret më të komentuara të showbizit prej vitesh, por gjithashtu edhe një nga femrat më me stil dhe ndër më tërheqëset. Gjatë intervistës Nora zbuloi se ka mbaruar shkollën për stiliste.

“As mami, as babi kurrë nuk kanë ndikuar në zgjedhjen e profesionit tonë. Unë kam mbaruar fakultetin për dizajnere të modës. Para se të filloja të këndoja kisha dëshirë të kisha një opsion B sepse jetës nuk i dihet. Koncertet më ecën mirë, publiku më donte dhe mbeta këngëtare”, tha Nora.

Këngëtarja u shpreh se nuk do ia imponojë Renees këngën, por do e lë të vendosë vetë çfarë dëshiron të bëhet në jetë.