E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ishte një nga personazhet më të dashur për publikun, ish-Missi shqiptar, Valbona Selimllari. Gjatë intervistës Valbona foli për punën në Bashki, emisionin “Ma jep dorën” e shumë të pathëna nga jeta e saj.

Valbona u bë pjesë edhe e një loje shumë interesante dhe misterioze që konsistonte në gjetjen e objektit që ka brenda kutia.

Brenda kutisë së parë fshihej një lepurush lodër i cili etmerroiValbonën kur e preku fillimisht. Ajo mendoi se ishte ndonjë kafshë e gjallë por më pas kuptoi se bëhej fjalë për një lepurush.

Kutia e dytë përmbante sallam të cilin Ermali e gjeti menjëherë sapo e preku.

Kutia e tretë mbante brenda një paruke. Valbona arriti ta gjente edhe pse në fillim nga prekja u habit se ç’mund të përmbante kutia.

Dhe kutia e katërt përmbante salcë kosi. Ermali i shkriu të gjithë se qeshuri kur mendoi se ajo që po prekte ishte jashtëqitje. Moderatori arriti ta gjente ç’përmbante kutia dhe dolën barazim.







