Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Qershor 2019, 21:09

U marros pas saj, Valbona Selimllari flet për takimin me Xhim Belushin

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, është ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari. Valbona prej vitesh mbetet një nga personazhet më të komentuar në media duke qenë se publiku e pëlqen shumë dhe ka gjithnjë kuriozitet për të. Gjatë intervistës Valbona foli për herë të parë për foton e bujshme me Xhim Belushin të realizuar vite më parë. Aktori me famë botërore dhe Valbona shfaqen të përqafuar, por e vërteta e fotos është tjetër.

Valbona tregoi se në momentin kur është kapur fotografia, Xhimi ka qenë duke e rrotulluar, por ajo është penguar dhe ai e ka mbajtur.

“Xhimi është një mik shumë i mirë i Verës dhe Timos. Ai në fakt është marrosur pas byrekut të mamasë sime. Kur erdhi për darkë, mamaja ime i bëri një byrek me presh. Foto është e rastësishme. Xhimi më rrotulloi për të parë sesi isha pas kaq kohësh dhe u pengova. Fotografi është treguar shumë i kujdesshëm dhe ka kapur këtë moment”, tregoi Valbona.