Presidenti Meta vendosi të shfuqizojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. "Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019", thuhej në deklaratën e Presidentit.

“U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune”, e mbyllte mesazhin Presidenti.

Pas këtij vendimit të Presidentit Meta, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur nga protesta e opozitës duke u shprehur se ajo nuk ka ndikuar aspak dhe se ka dy javë pa e takuar bashkëshortin.

"Për mua nuk ka rëndësi bëhen apo jo zgjedhjet, ndryshon apo nuk ndryshon data, ky njeri duhet të ikë. Nuk kam ndikuar fare në vendimin e tij, qëkur kam ikur për tu operuarkam dy javë pa e takuar. Nuk kemi biseduar fare. Protestat do të vijojnë nuk ka dialog me Ramën kryeministër. Nuk kam kohën që të harxhoj çfarë thotë Rama", u shpreh Kryemadhi.






