Nuk do i përqafojë më fanset me makeup sepse i prishën xhaketat firmë. Ky është vendimi që ka marrë reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, reperi është shprehur i indinjuar për faktin që makeupi i fanseve i ka prishur xhaketat Prada.

"Nuk do të përqafoj më fanse me shumë grim, më prishët xhaketat Prada shumë herë", shkruan Gashi.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Gashi mban titullin "Roses" dhe është pëlqyer shumë nga publiku.








