Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Qershor 2019, 16:04

Hit vere: Greta Koçi thyen rrjetin me këngën e re

Ashtu siç kishte lajmëruar prej disa ditësh, Greta ka publikuar sot këngën e saj më të re që vjen në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur nga Kosova, Ramadan Krasniqin, i njohur si Dani.

Kënga mban titullin "Jeta ime" dhe është shumë ritmike, aq sa do t'ju bëjë të kërceni. Tekstin e kësaj kënge e ka bërë Eni Koçi.

Në videoklip, Greta duket si princeshë me një fustan ngjyrë vjollcë ndërsa në një skenë tjetër shfaqet e veshur me një fustan bojëqielli teksa kërcen me Danin.

Kënga është pëlqyer shumë dhe brenda pak orësh ka marrë mijëra shikime në Youtube.