Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Qershor 2019, 13:01

5 javë pas lindjes së djalit, Meghan shfaqet për herë të parë dhe ja si duket

5 javë më parë, Princ Harry dhe Meghan Markle u bënë për herë të parë prindër të një djali që i vendosën emrin Archie. Princ Harry gjatë këtyre javëve ka bërë shumë dalje publike, por i vetëm pasi Meghan ka preferuar që të qëndroj me të birin.

Megjithatë pas 5 javësh mungesë më në fund dukesha ka vendosur që të bëj një dalje publike. Ajo është fotografuar së bashku me bashkëshortin e saj në  ‘Trooping of Colour’, një event që u bë në nder të ditëlindjes së mbretëreshës këtë të shtunë.  

Ajo kishte veshur një kostum ngjyrë blu që i mbulonte gjithë trupin, teksa në sy binin kilogramët që ajo ka shtuar gjatë shtatzënisë. Meghan dhe Harry janë fotografuar gjithashtu dhe me Kate, ku shiheshin shumë të buzëqeshur duke hedhur kështu poshtë dhe lajmet se nuk flasin.