Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Qershor 2019, 13:01

Këngëtari i dha fund beqarisë, prindërit e marrin vesh lajmin nga interneti

Pak javë më parë, aktorja e njohur e serialit "Game of Thrones", Sophie Turner u martua me këngëtarin e grupit 'Jonas Brother', Joe Jonas në Las Vegas në një ceremoni që supozohej të ishte sekrete. Megjithatë Dj i njohur Diplo nëpërmjet një livestream i ka zbuluar sekretin e çiftit dhe ka transmetuar live në Instagram gjithë ceremoninë.

Së fundmi, është mësuar se informacione për dasmën nuk kishin as prindërit e Joe të cilët e kanë marrë vesh që djali i tyre i dha fund beqarisë nëpërmjet internetit.

Mirëpo, sipas burimeve pranë çiftit ata nuk i kishin ftuar prindërit në dasmë pasi gjithçka ishte e paplanifikuar. Ata vendosën që në moment të fundit të bënin ceremoninë dhe të martoheshin ligjërisht në Amerikë, ndërkohë që shumë shpejt pritet që të mbajnë një dasmë madhështore në Francë.

“Për mua ajo ishte vetëm pjesa ligjore e dasmës. Kështu që po mendonim së bashku me Sophie që ajo ditë nuk ishte më e rëndësishmja, kështu që do ta mbajmë private dhe do të planifikojmë dasmën në verë. Prandaj ftuam këdo që ishte në Vegas atë natë.” , ka treguar këngëtari.