Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Qershor 2019, 11:11

E pabesueshme, ja çfarë pune ka bërë dikur Papa Françesku

Papa Françesku është sot një nga Papat më të famshëm në botë, kjo për shkak se ai ka sjell një frymë moderne në Kishën Katolike. Por siç duket Papa nuk ka qenë gjithë jetën i përkushtuar ndaj fesë.

Në rinin e tij, Papa Françesku ka bërë punë të ndryshme për të siguruar jetesën e tij. Mediat e huaja kanë zbuluar së fundmi se kur ai ka jetuar në Buenos Aires ka pastruar dyshemetë dhe zhvillonte teste kimike, ndërsa gjatë mbrëmjeve ai madje ka punuar dhe si një truprojë në një klub nate.

Papa, emri i të cilit është Jorge Mario Bergoglio mësohet se gjatë një udhëtimi në Romë ka vizituar kishën dhe teksa po shikonte ndërtesën madhështore një famull e ka pyetur nëse ishte i gatshëm të lutej për një anëtar të familjes që donte të bëhej një françeskan. Në atë moment pasi u lutë ai ka zbuluar thirrjet e tij dhe më pas u bë Peshkop, ndërsa në 2013 u zgjodh Papë.