Në vitin 2017, modelja e njohur shqiptare Angela Martini i dha fund beqarisë në një ceremoni të vogël në Las Vegas. Ajo dhe partneri Dragos u martuan në fshehtësi dhe lajmin e dhanë nëpërmjet fotove në Instagram.

Ata pas dasmës filluan të bashkëjetojnë dhe Angela shfaqej shumë e dashuruar teksa vazhdimisht publikonte foto me bashkëshortin e saj. Megjithatë, së fundmi kanë nisur të aludimet se modelja dhe bashkëshorti i saj rumun i kanë dhënë fund martesës.

'Blitz.al' ka vënë re se Angela ka muaj që nuk ka publikuar një foto me Dragos. Fotoja e fundit e Angelës dhe miliarderit rumun është hedhur nga ditëlindja e modeles në nëntor të vitit të kaluar. Po ashtu, një detaj tjetër që ka ngritur dyshimet është edhe fakti që Dragos e ka mbyllur profilin e tij në Instagram. Ndërkohë, Angela nuk ka reaguar ende në lidhje me këto lajme.






