Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Zonë e lirë", moderatori i njohur, Arian Çani ka çuditur të gjithë publikun me pamjen e tij. Ai si asnjëherë më parë është shfaqur ndryshe nga herët e tjera. Çani u shfaq me mjekër dhe ky look ra në sy jo vetëm të publikut në studio, por edhe të Dj Çerrit i cili i tha moderatorit me shaka: “Mos e kruj me gjermonin”.

Ndërkohë, që Çani i ktheu përgjigje dhe tregoi arsyen se përse nuk kishte mundur të hiqte mjekrën.

“Po po, mos u krruj me gjermonin sepse mund të të ndodhë si mua, 11 orë pa ujë pa drita. Mund të mbetesh edhe pa rruar, siç mbeta unë. Kërkoj ndjesë të gjithëve ju që nuk e keni qejf mjekrën, por kështu është kur mbetesh 11 orë pa ujë pa drita”, tha Çani.





