Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Qershor 2019, 00:12

Loredana thyen rrjetin: Kënga e re e reperes bën namin

Loredana u rikthye në muzikë me një super videoklip të ri. Kënga e zhanrit hip-hop mban titullin "Labyrinth" dhe është në gjuhën gjermane.

Pa u bërë 24 orë kënga ka kaluar 1 milion shikime dhe është në vendin e parë të trendeve të momentit në Zvicër.

"Sa më shumë para aq më shumë probleme", thotë Loredana në një pjesë të këngës e cila flet për luksin.

Skenat e videoklipit reperja i ka realizuar në Prishtinë në ditën kur mbajti konferencën për media pas akuzave nga çifti zviceran.

Për këtë këngë Loredana ka bashkëpunuar me Miksu & Macloud. Ndiqni videoklipin.